Rama nuk mund ta shohë me sy Haradinajn- bojkoton inaugurimin e Autostradës

  • 29 May 2019 - 11:54
Rama nuk mund ta shohë me sy Haradinajn- bojkoton inaugurimin e Autostradës

Ideja e korrigjimit të kufijve, ka përplasur ashpër muajve të fundit, kryeministrin Ramush Haradinaj, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Ky i fundit madje nuk ka ngurruar që të drejtojë në drejtim të Haradinajt, fyerje e ofendime nga më të rëndat, duke i dalë në krahë Hashim Thaçit.

E se nuk dëshiron ta shohë me sy Haradinajn, e dëshmon edhe bojkoti që Edi Rama i ka bërë ftesës së Haradinajt, për të marrë pjesë në inaugurimin e autostradës “Arbën Xhaferi” që bëhet sot në orën 12:00.

Media  ka mësuar se Edi Rama nuk do të marrë pjesë në këtë event, edhe përkundër faktit se Haradinaj ftesën për këtë ngjarje ia kishte dërguar ditë më parë.

Aktualisht Edi Rama në Shqipëri është duke u përballur me protesta masive të opozitës, ndërkohë sot sipas informacioneve ai në orën 12:00, do të takohet me ambasadorin Luigi Soreca në Tiranë, për ta pranuar raportin e Këshillit Evropian për Shqipërinë.

(Kosova Sot Online)