Vuçiq kapet keq me KFOR-in: Nuk po e tregoni të vërtetën për aksionin e djeshëm

  • 29 May 2019 - 12:48
Vuçiq kapet keq me KFOR-in: Nuk po e tregoni të vërtetën për aksionin e djeshëm

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se situata për popullin serb në Kosovë është shumë më e vështirë se dje, ndërsa akuzoi KFOR-in se nuk është neutral.

I pyetur për deklaratën e zëdhënësit të KFOR-it se kërcënimi më i madh për paqen në Kosovë është retorika e liderëve dhe keqpërdorimit të medias dhe se “të gjithë ishin të informuar paraprakisht” për veprimin e djeshëm të policisë, presidenti serb tha se KFOR-i nuk po e tregon të vërtetën.

“Ne morëm informata për këtë rreth 15 majit dhe më 17 maj kam dalë me informacionin në publik dhe me kërkesën që këtë të mos e bëjnë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)