E rreh gruan, arrestohet burri nga Klina

  • 29 May 2019 - 12:58
E rreh gruan, arrestohet burri nga Klina

Policia në Klinë njofton se ka arrestuar një person pasi dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht gruan e tij

Rasti kishte ndodhur me datën 24 maj, ndërkaq i dyshuari është arrestuar të martën e 28 majit.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

(Kosova Sot Online)