19 vjeçarja digjet për së gjalli: Arsyeja tronditëse

  • 29 May 2019 - 13:07
19 vjeçarja digjet për së gjalli: Arsyeja tronditëse

16 persona janë arrestuar pasi që dyshohet se kanë vrarë një 19 vjeçare, duke e djegur për së gjalli, për arsye se ajo kishte denoncuar në polici për ngacmim seksual drejtorin e shkollës

Vrasja e Nusrat Jahan Rafi gjatë muajit të kaluar nxiti protesta masive në Bangladesh, madje edhe kryeministri premtoi se do të dënohet të gjithë ata që janë të dyshuar.

Rafi është varur në tavanin e shkollës islamike, në qytetin e saj të lindjes të Fenit, ku ngacmuesit seksual i kërkuan që të tërhiqte ankesën në polici.

Pasi kjo nuk pranoi, ata e kanë djegur për së gjalli 19 vjeçaren dhe kështu pas pesë ditëve, ajo ka ndërruar jetë.

Një muaj pas, policia bëri të ditur se 16 persona janë arrestuar dhe gjatë së mërkurës do të dalin para gjykatës, duke përfshirë ktu edhe dy gra dhe drejtorin e shkollës.

(Kosova Sot Online)