Arrestohet një burrë në Klinë, Prokuroria e Pejës i gjeti dokumente të falsifikuara për veteranët

  • 29 May 2019 - 15:19
Arrestohet një burrë në Klinë, Prokuroria e Pejës i gjeti dokumente të falsifikuara për veteranët

Prokuroria Themelore e Pejës njofton se sot është arrestuar XH.M nga komuna e Klinës, pasi i janë gjetur dokumentacione të falsifikuara që ndërlidhen me listat e veteranëve.

Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit Xh.M., janë gjetur  dokumentacione të falsifikuara që ndërlidhen me listat e veteranëve.

I dyshuari Xh.M. është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërsa prokurori i shtetit për të lartcekurin ka marr aktvendim për ndalim prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin dërguar mediave.

Javën e kaluar, Prokuroria Themelore e Pejës,  lidhur me listat e veteranëve luftëtarë të UÇK-së, ka ngritur 20 aktakuza, kundër 21 personave, për veprat penale  “Legalizim i përmbajtjes se rreme”, nga neni 403, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. ë

(Kosova Sot Online)