Nëna mbyll fëmijët në makinë ku temperatura ishte gati 40 gradë, veprimi i katër vjeçarit u shpëtoi jetën motrave e vellezërve

  • 29 May 2019 - 15:25
Nëna mbyll fëmijët në makinë ku temperatura ishte gati 40 gradë, veprimi i katër vjeçarit u shpëtoi jetën motrave e vellezërve

Ky rast është me të vërtetë i pazakontë, por një kohësisht edhe i pabes.ueshëm.

Rastet e raportuara të fëmijëve që ndërrëjnë jetë pasi lihen prej orësh të tëra në miakina të mbyllura, vijnë gjithnjë në rritje dhe është një fenomen shumë shqetësues.

Është një fakt i mirënjohur se është e rrezikshme që fëmijët dhe kafshët shtëpiake të lihen vetëm në makina me dritaret e dyert, pasi në thelb automjetet shndërrohen në “furra të nxehta” që rrezikojnë jetën e fëmijëve! Këta të fundit janë më të ndjeshëm ndaj nxehtësisë se sa njerëzit e rritur.

Rreziku është edhe më i madh se sa shumë njerëz e kuptojnë. Sipas Consumer Reports edhe nëse temperature jashtë shënon 16 gradë, për një orë në një makinë të mbyllur mund të arrijë 37 gradë Celsius. Temperaturat që mund të duken normale për të rriturit mund të bëhen shpejt të rrezikshme për fëmijët. Përkundër paralajmërimeve të vazhdueshme për publikun, megjithatë, nënat vazhdojnë t’i vënë fëmijët në rrezik duke i lënë ata në makina të mbyllura.

Një grua 37-vjeçare në Amerikës është duke u përballur me pasojat për këtë veprim, dhe për fat të mirë, të gjithë fëmijët që ajo kishte vënë në rrezik janë në gjendje të mirë shëndetësore, falë përpjekjes të një djali 4-vjeçar.

Mamaja kishte shkuar për të bërë pazar ndërkohë kishte lënë vetëm shtatë fëmijë (2 të sajët dhe 5 fëmijë që kishte nën kujdestari dado) vetëm në makinë të mbyllura.

Fëmijët ishin nga 2 vjeç deri në 4 vjeç dhe kishin më shumë se gjysmë ore në makinë dhe temperature kishte shkuar 26 gradë.

Katër-vjeçari kishte marrë në telefon policinë pa e ditur vendndodhjen por autoritet kishin përgjuar telefonatën dhe kishin gjetur makinën e parkuar në një supermarket. Gruaja mbërriti rreth 10 minuta pasi policia kishte mbërritur dhe situata do ishte fatale, nëse më i madhi nga fëmijët do kishte marrë “situatën nën kontroll”.

“Është kundër ligjit të lërë një fëmijë nën moshën 8 vjeç të pambrojtur brenda një automjeti nëse kujdestari është larg syve të fëmijës nëse një person i besueshëm të paktën 13-vjeçar mbetet me fëmijën”, ky është ligji në Amerikë , sipas të cilit nëna do të vuajë një dënim.

(Kosova Sot Online)