Prokuroria kërkon t’i hiqet imuniteti diplomatik zyrtarit rus që u arrestua dje në Veri

  • 29 May 2019 - 16:28
Prokuroria kërkon t’i hiqet imuniteti diplomatik zyrtarit rus që u arrestua dje në Veri

Imuniteti i shtetasit rus duhet të hiqet. Kështu ka kërkuar Prokuroria Themelore e Mitrovicës. Ky organ i hetuesisë këtë kërkesë ia ka parashtruar zyrës së UNMIK’ut në Kosovë.

Sipas, prokurorisë Mihail Aleksandroviq i lindur në Moskë të Rusisë i cili është punëtor i Misionit të Kombeve të Bashkuar në Kosovë (UNMIK) dyshohet se ka kryer veprën penale ‘pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” si dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”.

Lajmin, e ka konfirmuar kryeprokurori në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, Shyqri SYla.

“Po është e vërtetë se kemi këkruar nga UNMIK’u që t’ia hec imunitetin shtetasit rus i cili u arrestua dje. Në kërkesë i kemi dhënë edhe arsyet e e kësaj kërkesë”, ia konfirmoi, kryeprokurori Syla.

E shtetasit rus, punëtor i misionit të UNMIK’ut në Kosovë u arrestua dje në rrugën që çon drejt Zubin Potokut duke mbrojtur një barrikadë të vendosur nga serbët në përpjekje për ta penguar operacionin e njësiteve speciale të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)