Reagon edhe Mogherini: Situata e djeshme tregoi se nevojitet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë

  • 29 May 2019 - 17:38
Reagon edhe Mogherini: Situata e djeshme tregoi se nevojitet marrëveshja mes Kosovës e Serbisë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, ka komentuar operacionin e djeshëm të Policisë së Kosovës në veri, ku u arrestuan 19 zyrtarë policorë nën dyshimet për kontrabandë e krim të organizuar.

Ajo ka thënë sot se ngjarjet e djeshme tregojnë qartë se situata mes Kosovës e Serbisë nuk duhet të qëndrojë në një ‘status quo’, por duhet të ecën drejt një marrëveshjeje.

Mogherini po ashtu u ka bërë thirrje Beogradit e Prishtinës t’i kthehen tavolinës së bisedimeve dhe të mundohen të arrijnë një marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

Në një konferencë për media ku u prezantua paketa e BE-së për zgjerim, Mogherini tha se shpreson në rifillimin e dialogut mes palëve dhe një marrëveshjeje eventuale. Kërkoi edhe njëherë që taksa ndaj produkteve serbe dhe boshnjake të përgjigjet.

“Jam e bindur se një marrëveshje është e mundshme nëse përmbushen kriteret për rifillimin e dialogut. Por, për këtë është shumë e nevojshme që të përmbushen parakushtet tha ajo, para së gjithash të hiqet taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës” , tha ajo.

Ajo potencoi po ashtu se në Samitin që u mbajt në Tiranë para tri javësh ka riktheksuar edhe njëherë se do të jetë në përkrahje të interesave të të dy palëve, Prishtinës e Beogradit.

Në një vijë me Mogherinin ishte edhe Komisioneri për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.

(Kosova Sot Online)