Haradinaj flet për Çakorrin pasi Markoviq largohet nga Kosova

  • 29 May 2019 - 17:55
Haradinaj flet për Çakorrin pasi Markoviq largohet nga Kosova

Kryeministri Ramush Haradinaj i janë dashur disa orë që t’i përgjigjet pyetjes që ia kanë bërë në mëngjes gazetarët rreth Çakorrit, gjatë takimit të tij me kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviqin.

Përvec pyetjeve për raportin të Komisionit Evropian, që i është dhënë të gjitha shteteve, e edhe Kosovës, Haradinaj të jepte një përgjigje gazetarëve që e pyetën se ku është tash kufiri me Malin e Zi, në sy të Markoviqit.

“Kufiri është në Çakorr. Që i bjen një pjesë është me Malin e Zi një pjesë në Kosovë. Edhe Kulla njësoj është në kufi. Një pjesë është në Malin e Zi, një pjesë në Kosovë. As nuk është Çakorri krejt andej as krejt këndej. Më erdhi keq t’i bëjë këto elaborime në sy të kryeministrit të Malit të Zi se iu qitsha të painformuar” , tha Haradinaj pasdite në konferencë.

Haradinaj këtë pasdite mbajti konferencë për media me Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalya Apostolova dhe me ministren për Integrime Evropiane, Dhurata Hoxhën.

Ndërsa në mëngjes e ka pritur në zyrën e tij homologun nga Mali i Zi, i cili ka marrë pjesë edhe në përurimin e Autostradës Prishtinë – Shkup.

(Kosova Sot Online)