Rrahjet nuk ndalen në LDK, ja ku ndodhi tash

  • 29 May 2019 - 20:21
Rrahjet nuk ndalen në LDK, ja ku ndodhi tash

Në nëndegën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në fshatin Koshare të Ferizajt, raportohet të ketë pasur përleshje gjatë procesit zgjedhor.

LDK po mban zgjedhjet e brendshme, të cilat herë pas herë po shënohen me përleshje fizike, cka po e pamundëson zgjedhjen e kryetarëve të degëve dhe të nëndegëve

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Ferizajt.

Javë më parë, zgjedhjet e LDK’së në një nëndegë në Mitrovicë, në prezencë të shefit të Grupi Parlamentar të partisë, Avdullah Hoti, kishin filluar përleshjet fizike gjatë mbajtjes së kuvendit.

(Kosova Sot Online)