Policia arreston 4 persona nga Kuvendi i LDK-së

  • 29 May 2019 - 20:32
Policia arreston 4 persona nga Kuvendi i LDK-së

Katër persona janë shoqëruar për në stacionin policor të Ferizajt, pasi dyshohet se janë përfshirë në një përleshje fizike në kuvendin zgjedhor të LDK’së.

Policia ka thënë se janë arrestuar 4 persona për përfshirje në rrahje derisa ata dyshojnë se ka edhe të lënduar.

Major Mehmetali Hajdini, ka konfirmuar se në fshatin Koshare ku po mbahej kuvendin i një nëndege të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë arrestuar 4 persona.

“Katër persona janë shoqëruar për intervistim si të dyshuar. Dyshohet se ka të lënduar, por jemi në fazën e hetimit. Është njoftuar edhe prokurori”, kam thënë Hajdini.

Burime të mediave në mbrëmje thanë se në shkollën ku po mbahej tubimi kanë filluar përleshjet duke e lënë në gjysmë mbajtjen e zgjedhjeve.

Këtë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Ferizajt.

“Po kemi marrë informacion dhe ka ndodhur përleshje. Kanë shku zyrtarë policorë dhe hetues në shkollën ku është mbajtur tubimi. Ngjartja ka ndodhur në fshatin Koshare. Kur ka shkuar policia, pjesëmarrësit kanë ikur, prandaj po presim deri sa të vjen raporti”, kanë thënën nga Policia.

Javë më parë, zgjedhjet e LDK’së në një nëndegë në Mitrovicë, në prezencë të shefit të Grupi Parlamentar të partisë, Avdullah Hoti, kishin filluar përleshjet fizike gjatë mbajtjes së kuvendit.

(Kosova Sot Online)