Ja kush e thotë se në Kosovë bashkëjetojnë mafia dhe politika!

  • 30 May 2019 - 07:46
Ja kush e thotë se në Kosovë bashkëjetojnë mafia dhe politika!

“Nuk mund të gjendet ndonjë subjekt parlamentar që nuk i ka krijuar këto lidhje dhe që nuk financohet nga kjo veprimtari jashtë politike”, tha Kelmendi për “Kosova Sot Online “

Lidhjet e forta të politikës me krimin e organizuar për dekada të tëra në Kosovë, sipas analistëve politik, ka bërë që pa asnjë dallim të vetëm  emëruesi i përbashkët i të gjitha partive politike në Kosovë  të jetë  lidhja  me nëntokën kriminale të  e mafio bizneseve, që kryesisht tek ne identifikohet më  klanin Pronto. 

Image

 

 “Në vendet si i yni, pra, në Kosovë, subjektet politike, nëse jetojnë, atëherë kanë lidhje të domosdoshme me veprimtarinë private, me kompani dhe forma të ndryshme. Nuk mundë të gjendet ndonjë subjekt parlamentar që nuk i ka krijuar këto lidhje dhe që nuk financohet nga kjo veprimtari jashtë politike, kuptohet çdo herë në kundërvlerë, si në nivel lokal, ashtu edhe qendror”, tha analisti Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.


 Sipas Muhamet Kelmendit kështu vazhdon kjo gjendje pasi vetë mafia është ajo që e bënë ligjin. 

“Mafie  kemi këtu në çdo hap, edhe një hap  më larg. Janë mu njerëzit e subjekteve të tilla, me dije a pa dije, të përgatitur apo jo, që  janë futur nëpër organet qendrore të partive dhe atje e bëjnë vetë  ligjin. Prandaj shikuar nga krejt ky aspekt  kemi  një kapje të thellë të pushtetit lokal dhe të pushtetit qendror.  Kështu  kemi  privatizim të të gjitha aseteve të shtetit, dhe atë me çmime shumë  të  lira, sa që Kosova de - fakto mbi 90% është e disa matrapazëve ekonomiko-politik. Kjo në një mënyrë de fakto  dhe de jure  është  vdekje për shtetin”, tha  Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

 

(Kosova Sot Online  )