Zyra e kryeministrit: Po manipulohet me të gjeturat e raportit të progresit

  • 30 May 2019 - 09:35
Zyra e kryeministrit: Po manipulohet me të gjeturat e raportit të progresit

Zyra e kryeministrit Haradinaj ka vlerësuar se manipulimi me të gjeturat e Raportit për Kosovën 2019 të Komisionit Evropian dhe tjetërsimi i fakteve për vendimet e marrura në Qeverinë Haradinaj, është një veprim i ulët dhe qëllimkeq.

Njoftimi i plotë i zyrës së kryeministrit:

Manipulimi me të gjeturat e Raportit për Kosovën 2019 të Komisionit Europian dhe tjetërsimi i fakteve për vendimet e marrura në Qeverinë Haradinaj, është një veprim i ulët dhe qëllimkeq. Me keqardhje pamë sot në një medium, një shkrim të tillë, nga një personalitet i vendit. Kosova ka sfidat e saja dhe të metat, për të cilat duhet angazhim i të gjithëve.

Qeveria Haradinaj ka gjithmonë dhe me dedikim maksimal, ka respektuar dhe nderuar të rënët dhe të zhdukurit. Është e padrejtë të manipulohet me të rënët dhe arkivolet e tyre. Mos të luajmë me historinë e mos ta përulim sakrificën! Shkrime të tilla, të njëpasnjëshme për ta kthyer në të zezë çdo të arritur, nuk i shërbejnë askujt, madje as shkruesit dhe publikuesit të tyre.

(Kosova Sot Online)