Edhe opozita merr pjesë në seancën për Tribunalin

  • 30 May 2019 - 09:44
Edhe opozita merr pjesë në seancën për Tribunalin

Kuvendi i Kosovës  sot me fillim prej orës 10:00 do të mbajë seancën e rradhës plenare.

Në rend dite janë edhe pikat e papërfunduara të rendit të ditës, përfshirë edhe votimin për formimin e Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidit serb në Kosovë

Ndonëse nuk morën pjesë në seancën e fundit të javës së kaluar ku u diskutua kjo çështje, LDK dhe VV duket se kanë ndryshuar qëndrim.

Deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi për lajmi.net ka thënë se subjekti i tij do të marrë pjesë në seancën e sotme.

“Me sa di unë, do të marrim pjesë, veç nëse ka naj ndryshim të madh”, ka thënë shkurt Kurteshi për lajmi.net.

Ndërkohë edhe nga LDK-ja e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Deputeti i këtij subjekti, Naser Rugova ka thënë për lajmi.net se partia e tij do të marrë pjesë në seancën e sotme ku edhe do të shpalosë qëndrimin e saj.

“Ne sigurisht se do ta marrim pjesë në seancën e sotme, dhe do të shpalosim qëndrimet tona”, ka thënë Rugova.

Kujtojmë, se VV e LDK e kishin bojkotuar seancën e kaluar ku ishte në rend të ditës të votoj Komisioni Shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Kjo për arsyen e publikimit të fotografisë nga deputetja e VV-së, Flora Brovina, e cila pretendonte se shpërfaqte dhunimet e forcave serbe në Kosovë, mirëpo që më pas doli të jetë e rremë.

(Kosova Sot Online)