A do të votohet formimi i Komisionit parlamentar për krijimin e Tribunalit Special për krimet e Serbisë në Kosovë?

  • 30 May 2019 - 10:47
A do të votohet formimi i Komisionit parlamentar për krijimin e Tribunalit Special për krimet e Serbisë në Kosovë?

Seanca e Kuvendit të Kosovës, ka nisur me pikën e rendit të ditës për formimin e Komisionit Shtetëror për krijimin e Tribunalit Special për krime lufte të Serbisë në Kosovë.

Në këtë seancë po marrin pjesë edhe opozita, për dallim prej seancës së kaluar.

Aktualisht Grupet Parlamentare po diskutojnë për gjetjen e formës për t’i unifikuar qëndrimet për ta votuar sot formimin e Komisionit Shtetëror për formimin e Tribunalit për gjenocidin serbë, një nismë kjo e Kryeparlamentarit Kadri Veseli para dy javësh. 

Në rendin e ditës janë paraparë mbi 60 pika mbi të cilat do të diskutohet dhe kërkohet vota e ligjvënësve kosovarë.

(Kosova Sot Online)