Reagon Aliu:SHIK-u, pjesë e pazareve të lejeve ndërtimore që nga koha e Sami Hamitit e deri tani te Dardan Sejdiu

  • 30 May 2019 - 11:30
Reagon Aliu:SHIK-u, pjesë e pazareve të lejeve ndërtimore që nga koha e Sami Hamitit e deri tani te Dardan Sejdiu

“Edhe sot kur Shpend Ahmeti udhëheq me komunën e Prishtinës, është SHIK-u bashkë me Dardan Sejdiun, të cilët bëjnë pazare me leje ndërtimore”, tha Aliu për “Kosova Sot Online


Analisti politik Bislim Aliu i ka komentuar reagimet e fundit të PDK-së, nëpërmes nënkryetarit Uran Ismailit, i cili dje në konferencë për shtyp provoi që ta shfajësoj Kadri Veslin, kreun e PDK-së, nga afera e fajdeve dhe tregtisë me leje ndërtimi në Prishtinë, tek rasti i Spitalit Amerikan në hapësirat e QKUK-së. Edhe Aliu thotë se është i mendimit që drejtësia të mos e lërë këtë temë që të bëhet debat politik por ta shoshitë urgjentisht, profesionalisht dhe ti jep epilogun e gjykimit meritor.

Image

 

“ Gjithsesi PDK-ja tani po mundohet ta shpëtoj Kadri Veselin, nga afera e fajdeve ku përmendet emri i tij, duke e denoncuar të tjerët, përmes kasnecëve partiak të Veselit. U pa edhe në një konferencë për media ku nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Uran Ismaili, ka denoncua aferën e Spitalit, ku janë përfshirë fajdexhinj mashtrues, të cilët kanë përdorure emra të zyrtarëve publik, në këtë rast Kryetarin e PDK-së Kadri Veselin. Dhe, për këtë, ai ka fajësuar ish Kryetarin e Prishtinës Ismet Beqirin, që sipas tij ka dhënë lejen për ndërtimin e këtij Spitali në vitin 2003, ndërsa e ka përfunduar Kryeministri Isa Mustafa. Mirwpo unw mendoj se tani me këto gjëra nuk duhet tmerret politika, le të thotë drejtësia fjalën e vetë por pa e favorizuar dhe pa e anashkaluar, amnistuar askënd”, tha Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sidoqoftë Aliu thotë se një gjykim i pa varur dhe profesional, me siguri që do ti nxirrte përgjegjëse të dyja palët ngase aleanca e fshehtë mes SHIK-ut dhe LDK-së ka ekzistuar kaherë.

“Ndaj, për këtë, edhe LDK-ja, njashtu edhe SHIK-u janë aleat, në të gjitha shkeljet ligjore, veprimet korruptive, e deri te krimi i organizuar në komunën e Prishtinës, pasi që, në kohën kur është dhënë leja e ndërtimit për Spitalin Amerikan, e deri më sot, strukturat e SHIK-ut kanë qenë dhe janë pjesë përbërëse e vendim marrjes dhe dhënies së lejeve ndërtimore në komunën e Prishtinës, e që në rastin konkret, bëhet fjalë për kohën e Sami Hamitit, i cili njihet për skandale bashkë me Shikun, për shitje të lejeve ndërtimore, gjatë tërë kohës që LDK-ja e ka pasur pushtetin në Prishtinë”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Kapja e thellë e komunës së Prishtinës nga SHIK-u dhe kontrolli i tregut të lejeve ndërtimore, sipas Aliut vazhdon edhe tani prandaj ka mjaft punë për prokurorinë nëse do të vepronte për ta shkatërruar këtë lidhje kriminale. “Edhe sot kur Shpend Ahmeti udhëheq me komunën e Prishtinës, është SHIK-u bashkë me Dardan Sejdiun, të cilët bëjnë pazare me leje ndërtimore”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)