Përplasje mes Tahirit dhe Kurit për Tribunalin Ndërkombëtar

  • 30 May 2019 - 11:47
Përplasje mes Tahirit dhe Kurit për Tribunalin Ndërkombëtar

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i është kundërpërgjigjur kryetarit të VV-së, Albin Kurtit për krahasimin që ky i fundit i bëri Gjykatës Speciale me Tribunalin Ndërkombëtar për dënimin e krimeve të kryera nga serbët.

Mendoj që është e padrejtë ajo çka u ngrit nga Kurti. Ne e dimë të gjithë në çfarë presioni është ngritur Gjykata Speciale. U tha se për katër vite nuk u ngrit asnjë aktakuzë, mirëpo ata kurrë nuk do të arrijnë të faktojnë se UÇK-ja ka kryer krime”, tha Tahiri.

Tahiri tha se të gjithë janë pro faktit që kriminelët të dalin para drejtësisë. Ai tha se është e papranueshme që Kosova mos t’i drejtohet ndërkombëtarëve për viktimat e luftës.

“Ne jemi që të gjithë ata që kanë kryer krime të dalin para drejtësisë, mirëpo sot është e papranueshme që Kosova mos me iu drejtu ndërkombëtarëve për viktimat e luftës të Kosovës. Ne e shohim sot edhe Armeninë, edhe sot pas 100 viteve kërkojnë drejtësi për luftën. Kjo është e drejtë e jona dhe nuk duhet të krahasojmë Tribunalin me Gjykatën Speciale”, tha Tahiri.

Kurti iu kundërpërgjigj ministrit Tahiri duke thënë se ministri është i përgatitur për dështimin e kësaj nisme.

“Me vetë faktin që thatë se edhe nëse nuk bëhet Tribunali, tentativën do ta njohë historia, kjo e tregon se ju jeni të përgatitur për dështim”, tha Kurti.

Menjëherë pas kësaj reagoi edhe minsitri Tahiri i cili tha se pavarësisht tendencës për zvarritje, kjo nismë do të shkojë deri në fund.

“Vullneti jonë është që të kemi drejtësi ndërkombëtare si për Bosnjën e Kroacinë e të tjerat. Sa i përket Gjykatës Speciale ka me pas shumë problem me i faktu krimet e kryera nga shqiptarët. Pra ne jemi të përgatitur, e dijmë çka po dojmë dhe do t’i shkojmë deri në fund, pavarësisht tendencës tënde për ta zvarritur dhe ndalur”, tha ai.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës Kurti tha se Tribunali Special i shkon për shtati vetëm Serbisë, dhe se sipas tij kjo është humbje kohe.

(Kosova Sot Online)