Kryeministri sllovak në Beograd: Nuk ndërrojmë qëndrim karshi Kosovës

  • 30 May 2019 - 11:51
Kryeministri sllovak në Beograd: Nuk ndërrojmë qëndrim karshi Kosovës

Kryeministri i Sllovakisë, Peter Pelegrini, po qëndron për një vizitë zyrtare në Beograd, ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Në këtë takim, thuhet se Pelegrini në takimin me Vuçiqin ka përsëritur qëndrimin e Sllovakisë se nuk do të ndryshojnë qëndrim karshi Kosovës, duke lëën të kuptohet se nuk do të lëvizin përpara me njohjen e pavarësisë.

E për këtë qëndrim kundër Kosovës, Vuçiq e ka falënderuar kryeministrin sllovak.

“ Besoj se kjo vizitë e juaja në Serbi, konfirmon forcimin e interesit të përbashkët dhe tregon se dialogu politik është në nivelin më të lartë të mundshëm, dhe jam i sigurt që do të ndërmarrim edhe iniciativa të tjera për përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve”, ka thënë Vuçiq.

Pelegrini përveç qëndrimit kundër Kosovës, ka thënë se Bashkimi Evropian, duhet t’i jap Serbisë një perspektivë konkrete drejt integrimit.

Vuçiq sot ka takuar edhe një delegacion nga SHBA-të, të cilëve u është ankuar për taksën e vendosur nga Kosova, dhe për aksionin e Policisë së Kosovës në veri të territorit të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)