Fabrizi: Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut, status-quo rrit rrezikun për probleme

  • 30 May 2019 - 12:08
Fabrizi: Kosova e Serbia t’i kthehen dialogut, status-quo rrit rrezikun për probleme

Përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Beograd, Sam Fabrizi, ka thënë se porosia e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ishte i qartë, se palët duhet t’i rikthehen dialogut.

Kjo pasi sipas tij, qëndrimi në status-quo rrit rrezikun për problem të ndryshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“ Satus-quo është e paqëndrueshme dhe gjithçka që ndodh mund të shndërrohet në një incident”, ka thënë Fabrizi teksa ka cituar fjalët e Federica Mogherinit.

Ndër të tjera ai ka thënë se dialogu duhet ri startuar, pasi që sa më pak që të ketë dialog, mundësia për të pasur probleme është shumë më e madhe.

“Ajo (Mogherini) dërgoi një mesazh të qartë se dialogu duhet të fillojë përsëri, sepse sa më pak dialog, rreziku për të pasur probleme është më I madh, prandaj është shumë me rëndësi që të rifillohet” ka thënë Fabrizi.

Ndër të tjera Fabrizi ka bërë thirrje që për të vazhduar dialogun atëherë duhet që të pezullohet taksa e vendosur ndaj produkteve serbe.

(Kosova Sot Online)