E thotë Zeqa: SHIK-u, pjesë e vendim marrjes dhe dhënies së lejeve ndërtimore në Prishtinë

  • 30 May 2019 - 12:26
E thotë Zeqa: SHIK-u, pjesë e vendim marrjes dhe dhënies së lejeve ndërtimore në Prishtinë

“Kjo është një dëshmi me shumë për prokurorinë, ku realisht si LDK-ja, edhe SHIK-u janë aleatë dhe pjesëmarrës në të gjitha shkeljet ligjore, veprimet korruptive e deri te krimi i organizuar që kanë ndodhur në komunën e Prishtinës, pasi që në kohën kur është dhënë leja e ndërtimit të Spitalit Amerikan e deri me sot, strukturat e SHIK-ut kanë qenë dhe janë pjesë përbërëse e vendim marrjes dhe dhënies së lejeve ndërtimore në komunën e Prishtinë”, thotë analisti Florim Zeqa për "Kosova Sot Online”

Fillimi i përplasjeve politike, mes PDK-së dhe LDK-së, si pasojë e publikimit të videos me aferën e fajdeve dhe korrupsionin për një leje ndërtimi në Spitalit Amerikan në hapësirat e QKUK-së, sipas analistit politik Florim Zeqa, është treguesi më i mirë sipas të cilit dëshmohet fuqishëm se në këtë shtet të ri dominon politika dhe nuk funksionon drejtësia .

Image

 

“Dalja në mbrojtje të shefit të partisë e njërit nga nënkryetarët e PDK-së, në këtë rast e z. Uran Ismaili, është dëshmia më e mirë se në këtë vend nuk funksionon drejtësia. Këtë e tregon më së miri marrja e rolit të prokurorit mbrojtës nga ana e Uran Ismailit, i cili ka denoncuar aferën e Spitalit,ku janë të përfshirë fajdexhinj, mashtrues, haraç kërkues që kanë përdorur emra të zyrtarëve publik, në këtë rast kryetarin e PDK-se Kadri Veselin”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Zeqa fajësimi i ish-kryetarit të Prishtinës Ismet Beqiri, që sipas tij ka dhënë lejen për ndërtimin e këtij spitali në vitin 2003, ndërsa e ka përfunduar ish kryeministri Mustafa nga radhët e LDK-së, edhe pse nuk përmenden në videon skandaloze, nuk është shfajësim i Veselit sepse SHIK-u dhe LDK kanë bashkë qeverisur me Prishtinën Vazhdimisht për interesat e përfitimit kriminal.

“Kjo është një dëshmi me shumë për prokurorinë, ku realisht si LDK-ja, edhe SHIK-u janë aleatë dhe pjesëmarrës në të gjitha shkeljet ligjore, veprimet korruptive e deri te krimi i organizuar që kanë ndodhur në komunën e Prishtinës, pasi që në kohën kur është dhënë leja e ndërtimit të Spitalit Amerikan e deri me sot, strukturat e SHIK-ut kanë qenë dhe janë pjesë përbërëse e vendimmarrjes dhe dhënies së lejeve ndërtimore në komunën e Prishtinë”, tha Zeqa për Kosova Sot Online”.

Sa i takon përfshirjes së periudhës së Sami Hamitit, bashkëpunimit me SHIK-un, analisti Zeqa thotë se ajo është e ditur për të gjithë dhe lidhjet e tij me SHIK-un por se ndikimi i SHIK-ut është tani edhe tek PSD dhe Shpend Ahmeti.

“Kjo përkon me kohën e Sami Hamitit, i cili njihet për skandale bashkë me SHIK-un për shitje të lejeve ndërtimore gjatë tërë kohës që LDK-ja e ka pasur pushtetin, por edhe sot kur Shpend Ahmeti udhëheq me komunën e Prishtinës, është SHIK-u baskë me Dardan Sejdiun të cilët bëjnë pazare me leje ndërtimore. Pra aktorët e qeverisjes në Prishtinë dhe mbarë Kosovën janë përafërsisht të njëjtë, pra janë i njëjti produkt, vetëm se dallojnë në "etiketa" partiake”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online".

 

(Kosova Sot Online)