NDODH EDHE KJO: Ish-Kryeprokurori i Prokurorisë Speciales, avokat mbrojtës i të dyshuarit për fajde!

  • 30 May 2019 - 13:06
NDODH EDHE KJO: Ish-Kryeprokurori i Prokurorisë Speciales, avokat mbrojtës i të dyshuarit  për fajde!

Reshat Millaku, i cili deri para disa javësh kur është pensionuar, ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, tani ka kaluar në profesionin e avokatit dhe është angazhuar që ta mbrojë në procedurë penale të dyshuarin për fajde, detyrim e mashtrim, Ismet Osmanin-Currin. Millaku në cilësinë e kryeprokurorit të prokurorisë Speciale, ka qenë i informuar edhe sa ishte në pozitë të kryeprokurorit të Speciales nga hetuesit për dyshimet e aktivitetit kriminal të një pjese të të dyshuarve të këtij grupi. Sipas këtyre provave, Millaku sa ka qenë kryeprokuror, rastin nuk e ka proceduar për hetim të mëtutjeshëm në Prokurorinë që e ka drejtuar. Ish-kryeprokurori që është pensionuar në muajin e kaluar, tash është angazhuar që ta mbrojë njërin nga të dyshuarit.

(Kosova Sot Online )