Muskujt mund t’i kushtojnë jetën, nuk ndalet “Hulku” i jetës reale: Dua të jem akoma më gjigant

  • 30 May 2019 - 13:28
Muskujt mund t’i kushtojnë jetën, nuk ndalet “Hulku” i jetës reale: Dua të jem akoma më gjigant

Një bodybuilder brazilian po rrezikon jetën duke injektuar vaj në muskujt e tij dhe si duket nuk ka në plan të ndalet.

Valdir Segato njihet nga të gjithë tashmë si “Hulku” i jetës reale dhe nga viti në vit muskujt e tij vazhdojnë të rriten, edhe pse në mënyrë jo natyrale.

Segato, që në fillim të pesëdhjetave nisi të injektonte në muskuj synthol vit pas viti edhe pse kjo metodë i vë në rrezik jetën.

Burri nga Sao Paulo thotë se është frymëzuar nga Arnold Schwarzenegger dhe karaktere të animuara siç mund të jetë Hulku, dhe është krenar që identifikohet nga vendasit si “mostra”.

Tre vite më parë ai është paralajmëruar nga mjekët se mund të përballet me amputim gjymtyrësh, por gjithsesi nuk ndalet.

Në vitin 2016 Valdir kishte deklaruar:

I kam dyfishuar bicepsat, por gjithsesi dua të jem më gjigant".

Sot “Hulkun” mund ta gjeni edhe në Instagram ku mban emrin “Valdir Synthol”.

Image
Image
Image
Image
Image