Kështu mund të formohet Tribunali për krimet e Serbisë në Kosovë, sipas Dastid Pallaskës

  • 30 May 2019 - 13:47
Kështu mund të formohet Tribunali për krimet e Serbisë në Kosovë, sipas Dastid Pallaskës

Avokati, Dastid Pallasaka, e ka komentuar seancën e Kuvendit, ku po diskutohet për themelimin e “Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin e Serbisë në Kosovë”.

Pallaska, përmes një shkrimi në rrjete sociale, ka thënë se formimi i Tribunalit Ndërkombëtar për “Gjenocidin e Serbisë në Kosovë”, do të mund të formohej vetëm me ndryshimin e Ligjit mbi të cilin është formuar Gjykata Speciale kundër UÇK-së.

Pallaska, ka thënë se “krejt çka nevojitet është një plotësim i Nenit 6 të Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili mund të shkruhet për një orë nga cilido jurist i diplomuar”.

Kosova me gjasë është shteti i vetëm në botë që ka “Tribunal Ndërkombëtar” të vetin.

Ky “Tribunal Ndërkombëtar” u krijua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës në formën e Dhomave të Specializuara me seli ne Hagë.

Për shkak të mungesës së iniciativës së kësaj klase politike dhe interesave personale që mbizotëruan në atë kohë, kompetenca lëndore e këtij “Tribunali Ndërkombëtar” u kufizua vetëm në veprimtarinë e UÇK-së.

Nëse Kuvendi dëshiron ta riparojë sado pak këtë padrejtësi të vetshkaktuar, e vetmja gjë që mund të bëhet është që të zgjerohet kompetenca lëndore e “Tribunalit Ndërkombëtar” ekzistues për të përfshirë edhe krimet e luftës të kryera nga forcat serbe të sigurisë në Kosovë.

Krejt çka nevojitet është një plotësim i Nenit 6 të Ligjit për Dhomat e Specializuara, i cili mund të shkruhet për një orë nga cilido jurist i diplomuar.

Gjithçka tjetër është popullizëm i shpifur zgjedhor dhe tallje publike me viktimat e luftës.

Image

 

(Kosova Sot Online)