Me 62 vota pro kalon rezoluta për pagën minimale në Kuvend

  • 30 May 2019 - 14:18
Me 62 vota pro kalon rezoluta për pagën minimale në Kuvend

Partia Social Demokrate ka uruar qytetarët për votimin e pagës minimale sot në Kuvendin e Kosovës.

Rezoluta e propozuar nga PSD për rritjen e pagës minimale ka kaluar me 62 vota pro në Kuvendin e Kosovës. Një deputet ka abstenuar dhe asnjë nuk ka votuar kundër.

PSD ka shkruar se do të jetë gjithnjë në solidaritet me punëtorët. 

(Kosova Sot Online)