Burjani: PDK-ja e ka kapur sistemin e drejtësisë

  • 30 May 2019 - 14:42
Burjani: PDK-ja e ka kapur sistemin e drejtësisë

“Unë mendoj, se po ashtu, është i domosdoshëm dhe rishikimi i pagave të cilat duhet të reduktohen, duhet të jenë në nivel të pagave dhe te standardeve te shumicës qytetare ngase pagat janë rritur nga PDK-ja që thuhet se janë kapsitë e këtij sistemi të drejtësisë”, ka thënë Burjani për “Kosova Sot Online”

Eksperti i fushës së të drejtës, prof. Blerim Burjani, e ka marr shumë seriozisht vlerësimin negativ që i është bërë fushës së sundimit të ligjit në Kosovë nga ana e Komisionit Evropian, në raportin e fundit për Kosovën. Prandaj derisa Kosovë është një hap më afër edhe liberalizimit të vizave, Burjani kërkon që reformimi i këtij sistemi, vendosja e rregullit, llogaridhënies dhe përgjegjësisë kolektive e individuale të ndodhë sa më shpejtë. Ndryshe, Kosova mbetet njollë e zezë në rajon sa i takon mungesës së shtetit ligjor dhe luftës kundër krimit e korrupsionit, në kthetrat e sundimit të mafias.

Image

 

“Gjyqësori mbetet problem kronik i shtetit, prandaj pa reformim të plotë nuk ka ndryshim efektive të gjendjes, prandaj reformimi kadrovik dhe administrativ është i domosdoshëm, dhe po ashtu si pjesë finale e pastrimit dhe vendosjes së rregullit kërkohet edhe një proces Vettingu”, tha Burjani për “Kosova Sot Online”.

Ai mendon se “duhet ndërhyrë edhe në sistemin e pagave të sistemit të drejtësisë ngase ato janë rritur pa nevojë dhe nuk kanë prodhuar asnjë efektivitet por vetëm përfitime personale për prokurorë e gjykatës dhe shpenzime koti të buxhetit të shtetit”.

“Unë mendoj, se po ashtu, është i domosdoshëm dhe rishikimi i pagave të cilat duhet të reduktohen, duhet të jenë në nivel të pagave dhe te standardeve te shumicës qytetare ngase pagat janë rritur nga PDK-ja që thuhet se janë kapsitë e këtij sistemi të drejtësisë”, ka thënë Burjani për “Kosova Sot Online”.

Për të depolitizuar sistemin, sipas Burjanit duhet edhe një ndryshim i madh në politikë sepse pa ndryshim politik nuk ka reformë dhe ç’kapje të këtij sistemi.

“Ndryshimi politik dhe qeverisja duhet të ndryshoj me fitoren e një subjekti të ri politik. Kjo arrihet vetëm me vetëdijshmin qytetar i cili është i domosdoshëm. Prandaj kur kihen parasysh të gjitha këto edhe Raporti i BE-së është shumë i saktë. Është kërkesë për ndryshim. Për ndalje të korrupsionit, nepotizmit , reduktimin e qeverise , dhe heqjen nga postet zyrtare për personat nën hetime dhe me vepra penale”, theksoi eksperti i së drejtës Blerim Burjani për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)