Zyrtari rus i UNMIK’ut s’donte të trajtohej në QKUK

  • 30 May 2019 - 14:58
Zyrtari rus i UNMIK’ut s’donte të trajtohej në QKUK

Gjatë aksionit të Policisë së Kosovës, në Zubin Potok ishte arrestuar edhe shtetasi rus, Mihael Krasneoschenko. Ai kishte marr lëndime për të cilat i ishte rekomanduar trajtimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Fillimisht i është ofruar ndihmë mjekësore në stacionin policor. Pastaj është dërguar në spitalin e Mitrovicës së Jugut, ku i është rekomanduar trajtimi në QKUK.

Por, nga aty është marrë nga zyrtarë të UNMIK-ut duke thënë se ‘e dijmë ne ku e dërgojmë’, duke e dërguar më pas në spitalin e Mitrovicës së Veriut,” ka thënë ky burim për arbresh.info.

Ministria e Drejtësisë njoftoi se arrestimi i tij ishte bërë për arsye se ai kishte vendosur veturën e tij si barrikadë në mënyrë që të mos kalonte policia në pjesën veriore të vendit.

Lirimin e shtetasit rus i punësuar në UNMIK, e kishte kërkuar edhe UNMIK si dhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

Pas disa orësh ai u lirua nga arrestimi, megjithatë u raportua se kishte marrë disa plagë dhe po trajtohej në spitalin e Mitrovicës së Veriut.

(Kosova Sot Online)