Vjen reagimi i Brnabiç pasi Kosova ia ndalon hyrjen në vendin tonë

  • 30 May 2019 - 15:12
Vjen reagimi i Brnabiç pasi Kosova ia ndalon hyrjen në vendin tonë

 

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic ka thënë sot se deklarata e ministrit të punëve të jashtme të Kosovës Begjet Pacolli se nuk do t’i lejohet hyrja në Kosovës është në harmoni me politikën e Prishtinës.

“Njerëzit të cilët janë ta gatshëm të pengojnë qarkullimin e mallit janë të gatshëm edhe ta pengojnë lirinë e qarkullimit”, ka thënë Brnabic pas takimit me kryeministrin sloovak Peter Pellegrini.

Ajo ka thënë se kjo është edhe kundër interesit të shqiptarëve dhe kundër vlerave civilizuese.

Duke komentuar deklaratën e kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi se nuk do të lejojë formimin e Asociacionit të komunave serbe, Brnabic ka thënë se kjo tregon “shkallën e përgjegjësisë së tyre dhe se nuk kanë kurrëfarrë kapaciteti të institucioneve.

“Formimi i AKS-së do të sillte paqe dhe më vjen keq që Prishtina dërgon porosi se serbët atje nuk kanë kurrëfarë të drejtash dhe se ky nuk është vendi i tyre”, ka thënë Brnabic, transmeton “Danas”.

Sipas gazetës beogradase, Pellegrini ka thënë se veprimet e Prishtinës nuk i kontribuojnë stablizimit dhe se BE-ja do të duhej të reagojë më me intensitet dhe të dërgojë porosi të qartë..

(Kosova Sot Online)