Gjuzi: Ramën e kap alergjia! Në Kuvend zyrtarët këmbët mbi tavolinë dhe lojëra fati

  • 30 May 2019 - 17:01
Gjuzi: Ramën e kap alergjia! Në Kuvend zyrtarët këmbët mbi tavolinë dhe lojëra fati

 

Deputeti Kujtim Gjuzi është i ftuar në emisionin “45 Minuta” të drejtuar nga Denis Minga në Report Tv për të folur për replikat sot me kryeministrin Rama, zgjedhjet, por edhe cështje të tjera. “Kryeministri është me zero punë, sot u shfaq pas tre javë mungesë, mendova se është pa qejf, thonë se e kap alergjia tani dhe në shtator thonë mjekët, i kemi parë edhe kartelën. Unë i thashë që ke kujdes kryeministër, i tregova se një zarf i ardhur nga Kuvendi, nuk ka rregull, disiplinë, ka edhe mbajtje të këmbëve mbi tavolinë në zyrat e Kuvendit.

Njerëz, zyrtarë të lartë në Kuvend mbajnë këmbët mbi tavolinë përballë një drejtore. Nuk desha të shqetësoj kryetarin e Kuvendit, por atij me një shikim i lashë që të kuptonte se dicka do të ndryshonte. Ka edhe disa lojëra fati që luhen brenda Kuvendit. Më erdhi zarfi sot, Kujtim Gjuzi, jo jo, Kujtim Gjuzi jam këtu dhe në kafe, atje jam deputet Kujtim Gjuzi, por nuk mund të funksionojmë në variantin tallava dhe rrisin temperaturat dhe unë mbaj me vete mjetet, termometër. Nëse do të rrisim temperaturat pa kufij… E mora sot, mendova se mos ka qenë pa qejf kryeministri dhe ti masim temperaturën. Nëse dikush nuk do të jetë i sinqertë dhe nuk do të japë dorëheqjen mund të ngrihet temperatura deri në thyerjen e zhivës” tha Gjuzi.

(Kosova Sot Online)