Rusia dhe Japonia shkëmbejnë akuza ndaj njëra tjetrës

  • 30 May 2019 - 17:04
Rusia dhe Japonia shkëmbejnë akuza ndaj njëra tjetrës

 

Rusia dhe Japonia kanë akuzuar njëra tjetrën për manovra ushtarake në një takim të ministrave të jashtëm dhe atyre të brendshëm të të dy shteteve në Tokio. Në këto takime këto dy shtete pritej të merreshin vesh për shumë ishuj që ende nuk dihet se cilës i takojnë në një mosmarrëveshje që zgjat me dekada.

Ministri i jashtëm i Rusisë tha në konferencën pas takimit se Rusia është e shqetësuar për planet e Japonisë që të ndërtojë dy baza tokësore të sistemeve mbrojtëse, ndërsa homologu i tij japonez Taro Kono akuzoi Rusinë për manovra ushtarake në ishujt e kontrolluar nga Rusia po që të dy shtetet kanë pretendime për to.

Lavrov hodhi poshtë kritikat japoneze duke thënë se vendi i tij po operon në territorin e saj.

Takimet gjithashtu përfshin ministrin e punëve të brendshme Takeshi Iwaya dhe homologun e tij rus, Sergei Shoigu.

Mosmarrëveshjet rreth ishujve kanë bërë që dy shtetet ende të mos nënshkruajnë një marrëveshje paqeje që formalisht do i jepte fund armiqësive të Luftës së Dytë Botërore mes dy vendeve.

(Kosova Sot Online)