Kapet duke bashkëpunuar me kontrabanduesit, djali i nënkolonelit nga Gjakova lirohet nga burgu

  • 30 May 2019 - 17:37
Kapet duke bashkëpunuar me kontrabanduesit, djali i nënkolonelit nga Gjakova lirohet nga burgu

 

Para dy ditëve në një aksion të urdhëruar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në bashkëpunim me hetuesit e Doganës, pas një hetimi disa mujor janë arrestuar katër zyrtarë doganor në pikën e doganës në Vermicë nën dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Në mesin e të arrestuarve ka qenë edhe Besart Malaj-doganier i cili është djali i zëvendës drejtorit rajonal të Gjakovës, nënkolonelit të policisë, Azem Malaj. Por, Gjykata e Ferizajt, ka vendosur që djalin e kolonelit ta lë nën masën e arrestit shtëpiak e jo në paraburgim.

Besart Malaj, djali i Azem Malajt i cili është nënkolonel i policisë në Gjakovë, para dy ditëve është arrestuar nga ana e policisë në pikën doganore të Kosovës në Vermicë bashkë me tre persona të tjerë. Këta të fundit punonin si doganier në atë pikë të doganës. U arrestuan nën dyshimin se keqpërdorën detyrën zyrtare, apo autoritetin zyrtar.

Me vendim të prokurorit , këtyre personave iu vu masa e ndalimit prej 48 orëve. Por, pas dy ditëve këta persona kanë dalë para trupit gjykues.

Gjykata ka vendosur që masën e paraburgimit t’ia zëvendosojë me masën e arrestit shtëpiak.

(Kosova Sot Online)