Vuçiq i ankohet ambasadorit rus: Ditë të vështira për serbët

  • 30 May 2019 - 18:06
Vuçiq i ankohet ambasadorit rus: Ditë të vështira për serbët

 

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i ka shprehur shqetësime ambasadorit rus, Aleksandër Çepurin, rreth asaj që, sipas Vuçiqit po ndodh në Kosovë.

Vuciq fillimisht ka thënë se i vjen keq për lëndimin e shtetasit rus, Michail Krasnoschenko gjatë aksionit antikontrabandë të Policisë së Republikës së Kosovës në veriun e vendit.

“Dy ditët e shkruar kanë shumë të vështira për serbët në Kosovë dhe për Serbinë dhe se të gjithë hapat e Prishtinës dëshmojnë se asgjë më lehtë nuk do të jetë as në të ardhmen”, ka thënë presidenti serb.

Çepurin ka thënë se Rusia e “dënon me vendosmëri provokimin e padyshimtë” i cili, siç tha, është “shprehje e arrogancës së autoriteteve të Prishtinës”, ndërsa ka kërkuar “hetim të plotë e dënim për aktorët”.

Ai ka shtuar se me kërkesat e Rusisë është njoftuar sekretari i Përgjithshëm i OKB-së si dhe misioni i KB-së në Kosovë.

Vuçiqi e ka falënderuar Rusinë për ndihmën në mbrojtjen e integriteti territorial dhe sovranitetit të Serbisë.

(Kosova Sot Online) (Kosova Sot Online)