Berisha kujton takimin me Adem Jasharin dhe flet për thirrjen e Thaçit pas vrasjes së gazetarit Ukaj

  • 30 May 2019 - 21:15
Berisha kujton takimin me Adem Jasharin dhe flet për thirrjen e Thaçit pas vrasjes së gazetarit Ukaj

I ftuar në emisionin “Pressing” në T7, ish-Kryeministri Berisha ka kujtuar takimin me komandantin legjendat të UÇK-së Adem Jashari.

Ai hodhi poshtë pretendimet se Adem Jashari ishte arrestuar në Shqipëri ndërkohë që foli edhe për bazat e luftëtarëve kosovarë në territorin shqiptar në fillim të viteve 90.

Pjesë nga prononcimi i z. Berisha

“Kampet e stërvitjes së UCK kanë nisur në gjysmën e dytë të 1991 dhe vijuan deri në vitin 1993. Kam patur dijeni dhe janë mbrojtur në kuvertën e refugjatit. Çdo gjë ka qenë në dijeni e Bujar Bukoshit, Rugovës dhe qeverisë në Kosovë”. “

Nuk bënim asnjë veprim përveçse atyre që kërkonte qeveria e Kosovës. Këtu kishte ministri mbrojtje, financash, që të gjitha ishin në autoritetin e qeverisë së Kosovës. Nuk ka patur asnjë aktivitet jashtë kontrollit të qeverisë në Kosovë”. Arrestimet e Thaçit dhe Jasharit? “Komandati legjendar nuk ka qenë kurrë i arrestuar. Unë kam një foto me të dhe 40 e ca luftëtarë. E ka publikuar shoqata Sali Çekaj. Për rreth dy orë jam takuar me të, në fillim të viteve 90 dhe janë të ndarë të lumtur nga unë. Gjysmën e kohës do të punoj për Kosovën dhe gjysmën për Shqipërinë, iu thashë.

Një njeri është arrestuar, gabimisht, dhe është liruar, Zahir Pajaziti. U kap aksidentalisht nga rojet e kufirit në Has. E kanë burgosur, më njoftuan dhe u pyet qeveria e Kosovës. Kërkoi lirimin e tij. Kaq është historia. Ai është arrestuar për probleme ordinere. Ali Uka, shok dhome me të, u vra në mënyrë barbare. U arrestua për therjen e Ukës që punonte te Gazeta Shqiptare. Kush e vra? Nuk e di. Sigurisht që Thaçiu është thirrur, por a ka patur lidhje a jo, nuk e di”.

(Kosova Sot Online)