Berisha zbulon detaje si u vra kolonel Ahmet Krasniqi dhe akuzon rëndë Fatos Klosin: Bashkëpunëtor i dy shërbimeve të…

  • 30 May 2019 - 21:24
Berisha zbulon detaje si u vra kolonel Ahmet Krasniqi dhe akuzon rëndë Fatos Klosin: Bashkëpunëtor i dy shërbimeve të…

 

Teksa flet për vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit në Shqipëri, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se ai u vra nga SHISH, duke dhënë edhe detaje se si u vra.

“Ai shoqërohej nga oficerë të SHIK-ut. Ai banonte në një shtëpi që e kishin sistemtuar autoritetet shqiptare. Ahmet Krasniqin 24 orë më përpara e çarmatosin për ta ekzekutuar. Në momentin e vrasjes kanë qenë dy oficerë të SHIK-ut. Nuk e kanë vrarë ata. Dy të tjerë ose një të maskuar, e kanë vrarë. Ngjarja është kryekëput vrasje shtetërore të qeverisë shqiptare. Vranë ministrin e Mbrojtjes të Kosovës në besë të tyre. Autor kryesor është Fatos Klosi, një njeri që gjatë qeverisjes time ndiqej si bashkëpunëtor i dy shërbimeve të huaja antishqiptare”, tha Berisha për T7 në Kosovë.

Gjatë intervistës, Berisha akuzoi Ramën si përçarës kombëtar.

“Edi Rama është një përçarës kombëtar. Ai nuk kursen as të vdekurit, as presidentin Rugova në udhëtimin e tij të parë si kryeministër në Kosovë, çka detyroi deputetët e LDK ta braktisin teksa fliste fjalimin e hartuar nga Rexhep Qosjeviç. Përçarjen kombëtare e ka platformë Edi Rama.

Ka me dhjetëra deklarata, jo vetëm publike, duke u dhënë partnerëve ndërkombëtarë se kjo ishte hakmarrje. Argati (Thaçi) shpërndante oficerë të Shikut për të sulmuar figurën e Rugovës. Edhe unë u bëja me dje se çfarë ishte kjo fushatë anti-kombëtare ndaj Rugovës. Bënin listat e vdekjes se kë do të ekzekutonin”, u shpreh ai

(Kosova Sot Online)