Haradinaj godet Thaçin për bashkimin kombëtar, i mëshon Ramës për taksën rrugore

  • 30 May 2019 - 21:49
Haradinaj godet Thaçin për bashkimin kombëtar, i mëshon Ramës për taksën rrugore

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që Shqipëria ta heqë taksën për qarkullimin e automjeteve në “Rrugën e Kombit”.

“E lus presidentin t’i kërkojë Edi Ramës t’ia nisë prej hapit të parë”, ka thënë Haradinaj në RTK, të enjten, duke iu referuar afërsisë mes Hashim Thaçit dhe kryeministrit të Shqipërisë.

“Ta heqë taksën, skanerin. T’ia nisim kështu bashkimin”, është shprehur Haradinaj, raportet e të cilit me homologun e tij në Tiranë janë prishur krejtësisht javëve të fundit.

“Unë jam për një bashkim konkret e jo të fjalëve të mëdha”, ka thënë më tej kryeministri i Kosovës, duke thumbuar kështu Hashim Thaçin pas deklaratave të tij për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

“I kisha lutur të gjithë të bëjmë kujdes: që të mos shkojnë fjalët para punëve”, është shprehur Haradinaj.

(Kosova Sot Online)