Përplasen anijet në qendër të Budapestit, 7 të vdekur e 21 të zhdukur

  • 30 May 2019 - 23:40
Përplasen anijet në qendër të Budapestit, 7 të vdekur e 21 të zhdukur

 

Ekipet e shpëtimit në Hungari kanë thënë se ka ndodhur një aksident i rëndë në lumi Danub, i cili kalon në mes të kryeqytetit Budapest të Hungarisë. Dy anije u përplasën shumë afër parlamentit hungarez, e njëra anije u zhyt nën ujë. Nga ky aksident 7 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 21 të zhdukur.

Lumi ishte shumë i vërshueshëm për shkak të shiut të madh, dhe një anije e madhe e me 31 turistë, u përplas me një anije tjetër, e më pas si pasojë e dëmtimeve u zhyt në lum.

Ekipi i turistëve ishte nga Korea Jugore dhe kishin organizuar një udhëtim në Hungari, e që për një orë kishin rezervuar një anije për të shëtitur.

Por shpresat për t’i gjetur të tjerët të gjallë janë shumë të vogla.

“Unë nuk do të thoja se nuk kemi fare shpresë, por shanset janë minimale për t’i gjetur të gjallë” tha Pal Gyorfi, zëdhënës i qeverisë hungareze.

“Kjo nuk ka ndodhur vetëm për shkak të nivelit të ujit, pork a ndodhur për shkak të valëve të mëdha në ujë, dhe këto valë i bajtën njerëzit që po zhyteshin” shtoi ai.

Policia tha se një hetim kriminal është duke u zhvilluar për t’i zbuluar shkaqet e aksidentit.

Anija e zhytur u lokalizua në urën Margit, jo shumë larg ndërtesës së parlamentit hungarez.

Kërkimi për të zhdukurit është zgjeruar edhe në Serbi, atje ku valët e lumit Danub mund ta kenë dërguar.

“Zhytësit thonë që fatkeqësisht ka shumë pak gjasë që të gjendet ndonjë trup i gjallë, për shkak të ujit të ftohtë” thotë Anna Flori, reportere e Euronews.

Shumica e turistëve janë familjarë, duke e përfshirë këtu edhe një vajzë 6 vjeçare.

(Kosova Sot Online)