Shpërthen Guraziu: Dështimet e Pacollit në politikë nuk kanë të ndalur!

  • 31 May 2019 - 07:42
Shpërthen Guraziu: Dështimet e Pacollit në politikë nuk kanë të ndalur!

“Tani përmes politikës që e ka bërë biznes, Pacolli po bënë plane e projekte edhe për ta zhvatur Trepçën. Janë dëshmitë e fuqishme, po ato matematikat e Behxhet Pacollit, që ashtu siç e kanë marrë hisen e madhe në fushën e kompanive të sigurimit dhe të bankave , tani të marrin edhe Trepçën,Grandin e shumë asete të tjera vitale të shtetit të Kosovës, të cilat janë pikësynimi grabitqarë i vetëm i tij prej zhvatësi “, tha Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”

Është mandati i dytë në qeverisjen e Republikës së Kosovës, në të cilin edhe njëherë biznesmenit Behxhet Pacollit, njëherësh kryetar i AKR-së, që në këto zgjedhje të fundit mezi u "kontrabanda" në Kuvend me votat e LDK-së, i është besuar drejtimi i ministrisë së jashtme dhe po e shënon të njëjtin dështim sikurse në mandatin paraprak. Analistët politik vlerësojnë se për dy mandatet e Pacollit në fushën diplomatike, Kosova ka marr një teposhtëse të madhe që nuk mund të riparohet për dekada të tëra. Kështu thotë analisti politik Ragip Guraziu, sipas të cilit, nuk do të thotë se e njeh politikën, aq me tepër diplomacinë, nëse je biznesmen, tyxhar dhe ke lidhje jashtë vendit në biznes.

Image

 

“Nuk do thotë se po të jesh biznismen i mirë, se politika të shkon mirë! Behxhet Pacollit,nuk është kah i shkon edhe kësaj radhe si drejtues i Ministrisë së Jashtme,dhe duhet të ikë nga politika,dhe shumë më mirë do t`ia shoh hajrin ndoshta Kosova në biznesin e tij se sa me politikën”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.



Sido qoftë, Guraziu është i sigurt që këtë veprim nuk e bënë Pacolli pasi ai po e sheh edhe politiken si biznes dje qëllimi i tij tani është të zhvatë dhe të pasurohet përmes politikës e jo përmes biznesit të mirëfilltë. Tani përmes politikës që e ka bërë biznes Pacolli po bënë plane e projekte edhe për ta zhvatur Trepçën. Janë dëshmitë e fuqishme, po ato matematikat e Behxhet Pacollit, që ashtu siç e kanë marrë hisen e madhe në fushën e kompanive të sigurimit dhe të bankave , tani të marrin edhe Trepçën,Grandin e shumë asete të tjera vitale të shtetit të Kosovës, të cilat janë pikësynimi grabitqarë i vetëm i tij prej zhvatësi, dhe jo se do të vije ndonjë e mirë prej tij për popullin dhe shtetin e nëpërkëmbur kosovar. Prandaj dështimet e Behxhet Pacollit në politikë nuk kanë të ndalur”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Guraziut, "skandal në vete paraqet për politikën kosovare, për koalicionin e tashëm PANA, që ministrinë e jashtme ia lejuan Pacollit. “Dhe kështu po dështon tërësisht diplomacia nën drejtimin e ministrit të jashtëm Behxhet Pacolli, dhe le të shohim vetëm se çfarë rezultatesh po i sjellin Kosovës sorollatjet e vazhdueshme të tij nëpër botë, pa një plan strategjik të artikuluar qartë Ai po i shfrytëzon këto rrugëtime vetëm për interesa private, se për Kosovën nuk shohim të jetë duke bërë asgjë, derisa është qëllimi I Pacollit ta gllabërojë kundërligjshëm edhe TREPÇËN e Kosovës, një synim i vjetër dhe i sëmurë i tij ndaj kësaj ndërmarrjeje shtetërore,por jo vetëm”, tha Guraziu për "Kosova Sot Online".

(Kosova Sot Online )