Sot mbahet testi i arritshmërisë

  • 31 May 2019 - 08:23
Sot mbahet testi i arritshmërisë

Nxënësit e klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë, ku me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme.

Këtij testi do t’i nënshtrohen rreth 27 mijë nxënës ku do të mbahet në 110 qendra të testimit.

Testi do të përmbajë 100 pyetje, ndërsa edhe këtë vit nuk do të ketë kriter të kalimit, por pikët e arritura do të përdoren për regjistrim në shkollat e mesme.

Pyetjet janë nga lëndët si gjuha shqipe, gjuha angleze, matematika, pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë nxënësit e klasëve të nënta në Gjimnazin “Skenderbeu” në Kaçanik.

Testimi i nxënësve do të fillojë në orën 10 dhe do të zgjasë deri në orën 13, ndërsa publikimi i rezultateve do të bëhet me 10 qershor.

(Kosova Sot Online)