Pse Sali Berisha e quan Hashim Thaçin “Miladini Shqipfolës”

  • 31 May 2019 - 09:42
Pse Sali Berisha e quan Hashim Thaçin “Miladini Shqipfolës”

Retorika e ashpërsuar mes ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka kaluar në fyerje personale nëpër debatet televizive në Shqipëri dhe Kosovë.

Thaçi e ka akuzuar Berishën bashkëpunim me ish regjimin e Millosheviçit gjatë kohës së luftës së fundit në Kosovë.

Lideri historik i së djathtës shqiptare, Sali Berisha nuk ia përmend emrin asnjëherë kur i referohet Thaçit, por e quan me epitete si “Argati” dhe “Miladini Shqipfolës”.

Arsyeja pse Berisha e quan Presidentin e Kosovës “Miladini Shqipfolës” ka të bëjë me ish udhëheqësin e partizanëve jugosllavë, Miladin Popovic.

Miladin Popovic, ishte një partizan jugosllav dhe sekretar regjional i komitetit të Partisë Komuniste të Jugosllavisë për Kosovë gjatë luftës së dytë botërore.

Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha ishin delegatët nga Partia Komuniste Jugosllave që ndihmuan krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë me në krye Enver Hoxhën.

Ai ishte arrestuar më 1941 afër Rozhajës dhe ishte dërguar në burg Shqipëri, por kishte arritur të ikte nga burgu me ndihmën e komunistëve shqiptarë disa muaj më vonë. 

Image

 

(Kosova Sot Online)