E zbulon Meha: Në krimet në PTK janë të përfshirë pushtetarët me shërbimet e ...

  • 31 May 2019 - 10:01
E zbulon Meha: Në krimet në PTK janë të përfshirë  pushtetarët me shërbimet e ...

“Në hajnitë dhe kriminalizimin në PTK janë të përfshirë pothuajse të gjithë krerët e institucioneve të Kosovës, kuptohet jo barabartë, po kush më shumë e kush më pak. Po ashtu prokurorët dhe gjyqtarët e tanishëm janë pothuajse të gjithë nën kontroll të strukturave të fshehta serbe sepse këtu qëndron shtylla mbi të cilën sigurohet pacenueshmëria e platformës së mos zbatueshmërise së ligjit e cila është instaluar në Kosovë para shumë viteve po nga këto struktura”, tha Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”

 

Image

 

 

Lidhur me mungesën e veprimit të Prokurorisë së shtetit asaj Speciale dhe komunale, për ta hetuar kontratën Z- Mobile PTK, pas zhvillimeve të fundit që janë bërë publike, rikthimi nga Komunalja në Specialen, eksperti i fushës së ekonomisë Xhevat Meha thotë se ky hetim nuk mundë të bëhet pasi që në këtë super haxhi përveç krerëve të politikës vendore, janë të përfshira edhe strukturat e shërbimit sekret serb, që për mision të përbashkët kanë shkatërrimin e kësaj ndërmarrje.

 

"Hetimi po edhe ngritja e aktakuzave në PTK është tepër... tepër i vështire për strukturat e tanishme të prokurorisë dhe gjyqësisë. Kjo vështirësi krijohet nga modeli i hajnive dhe kriminalitetit të ndërtuar në PTK. Hajnit dhe krimet në PTK janë kryer nga veprimtaria e lirë dhe e pa penguar e strukturave të fshehta serbe në Kosovë. Kjo veprimtari në Kosovë është masive, është e thellë dhe është e gjerë. Këto struktura të fshehta veprimtarinë e tyre në PTK e kanë si pjesë të veprimtarisë së tërësishme në Kosovë”, tha eksperti Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

 

Sipas z. Meha, në PTK, strukturat e fshehta serbe kanë zbatuar modele të hajnisë dhe kriminalizimit që janë zbatuar në vende tjera si në Afrikë e gjetiu dhe janë marrë si modele të suksesshme.

 

 

"Në hajnitë dhe kriminalizimin në PTK janë të përfshirë pothuajse të gjithë krerët e institucioneve të Kosovës, kuptohet jo barabartë, po kush më shumë e kush më pak. Po ashtu prokurorët dhe gjyqtarët e tanishëm janë pothuajse të gjithë nën kontroll të strukturave të fshehta serbe sepse këtu qëndron shtylla mbi të cilën sigurohet pacenueshmëria e platformës së mos zbatueshmërise së ligjit e cila është instaluar në Kosovë para shumë viteve po nga këto struktura. Luftimi i hajnisë dhe kriminalizimit në PTK është cenim i platformës së mos zbatueshmërisë së ligjit të instaluar nga strukturat e fshehta serbe. Këto struktura nuk tolerojnë cenime dhe rrezikime të tilla kjo sigurisht jo përderisa kanë kontrollin e tyre nëpër institucionet e Kosovës”, tha Meha për “Kosova sot Online”.

 

(Kosova Sot Online)