Grapci: Shumica e gjykatësve dhe prokurorëve janë pjesë të klaneve mafioze

  • 31 May 2019 - 10:05
Grapci: Shumica e gjykatësve dhe prokurorëve janë pjesë të klaneve mafioze

“Duhet të arrestohen prokurorët dhe gjykatësit, të cilët janë përfshirë në krime dhe korrupsion, që janë të përfshirë në zhvatje dhe haraç, derisa nuk ndodh kjo, mafia do ecë lirshëm, kriminelët do e pushtojnë vendin dhe në fund qytetarët janë ata që do vuajnë”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”

Mungesa e efikasitetit të punës në sistemin e drejtësisë Kosovare, sipas analistëve dhe njohësve të kësaj fushë ka marr përmasa alarmante në zgjerimin e veprimtarive kriminale në vend, sa që nuk ka të ndalë evoluimi i krimit të organizuar ashtu që edhe strukturat më primitive dhe të dhunshme kriminale u kthyen në organizata të komplikuara, të cilat investojnë në biznese të “ligjshme” të mafio-oligarkëve,përmes të cilëve e bëjnë pastrimin e parave, si në Kosovë po ashtu edhe në parajsa Fiskale, si dhe po ashtu bëjnë në promovimin e njerëzve pranë tyre në politikë.

 

Image

 

Sipas analistit Dardan Grapci, "krimi i organizuar në Kosovë ka evoluar në strukturat primitive dhe nga njerëzit të cilët kaherë janë mësuar të përdorin dhunë sepse njerëzit e dhunshëm e kanë vetëm këtë metodë, dhe kuptohet që çdo gjë që dëshirojnë ta arrijnë në jetë nuk e bëjnë me mjete tjera por vetëm me metoda të dhunshme. Me dhunë e mbajnë edhe pushtetin pastaj".

 

“Kjo do të thotë që pushtetarët politik që sot i kemi në pozita të larta shtetërore janë njerëz ushtarakisht të trajnuar , kanë qenë në luftë, kanë luftuar kundër armikut, kanë derdhe gjak etj, dhe kjo e bën që një person mos me pas aty e tutje as ndjenja njerëzore, ku ato ndjenja shndërrohen në ndjenja të dhunës”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, "krimi i organizuar nuk është që nuk ka ekzistuar në Kosovë, edhe më herët, por për fat të keq që nga pas lufta e deri më sot, shtetin e ka marrë në dorë mafia".

“Njerëzit biznesmen të cilët për t'ia arritur qëllimit , bëjë edhe kontrabanda njerëzore, prostitucion, shpërlarje parash, import dhe eksport të drogës etj. Kur flasim për këtë, unë për këtë ia vë fajin UNMIK-ut dhe KFOR-it që në vitet 2000 - 2008, nuk i kanë arrestuar personat me ndikim të lartë dhe të dituar botërisht që kanë qenë të përfshirë me vepra kriminale”, tha Grapci për "Kosova Sot Online”.

Grapcit thotë se edhe "OSBE-ja është dashur që në vitet 2000 - 2008 ta krijojnë një gjykatë dhe prokurori ndërkombëtare, e jo ta lënë drejtësinë aty për aty në duart e vendorëve, sepse këta që jenë vendosur atëherë dhe vazhdojnë edhe sot, shumica syresh, si gjykatës dhe prokuror , janë të korruptuar dhe pjesë të klaneve mafioze".

“Për tu pastruar Kosova nga këta kriminel dhe bashkëpunëtorët e tyre, për t`u pastruar Kosova nga politikanët me ndikim negativ, unë mendoj që duhet të veproj vetëm Gjykata Speciale e Kosovës, derisa në Gjykatat themelore të hyjnë personat me potenciale dhe me urrejtje ndaj krimit. Me këtë proces mendojnë se duhet të arrestohen prokurorët dhe gjykatësit të cilët janë përfshirë në krime dhe korrupsion, që janë të përfshirë në zhvatje dhe haraç etj, derisa nuk ndodh kjo, mafia do ecë lirshëm, kriminelët do e pushtojnë vendin dhe në fund qytetarët janë ata që do vuajnë”, theksoi Grapci për "Kosova Sot Online”.


(Kosova Sot Online)