Shpërthen Guraziu:Nuk kemi Prokurori! Pushtetarët po e mbrojnë kontratën kriminale me Devollët

  • 31 May 2019 - 11:06
Shpërthen Guraziu:Nuk kemi Prokurori! Pushtetarët po e mbrojnë kontratën kriminale me Devollët

Është e pa pranueshme kjo lojë dhe e pa moralshme që të luhet lojë pingpongu e të lejohet të shkatërrohet një ndërmarrje serioze publike sikur që është PTK, sepse kështu si po veprohet me këtë rast topi po gjuhet në dy anët e kundërta dhe nuk po futet në gol”, tha Guraziu për Kosova Sot Online”

Rasti skandaloz i krimit dhe korrupsionit në PTK vazhdon akoma të shëtis nëpër institucionet e drejtësisë, i pa trajtuar nga Prokuroria, edhe pse në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar punën një komision hetimor parlamentar. Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk ka pranuar që të merret me hetimin e aferës korruptive në PTK, e që ka lidhje me kontratën me Z-Mobile, të njëjtin rast e ka kthyer në Prokurorinë Speciale, aty ku ishte deponuar edhe në fillim të procesit. Këtë lojë pingpongu me këtë rast të korrupsionit historik të këtij 20 vjeqari, analisti politik Ragip Guraziu e ka kritikuar ashpër duke theksuar "ky institucion nuk ka mbetur gjë tjetër veç se një filialë e pushtetarëve të inkriminuar, të cilët edhe e kanë bërë kontratën kriminale me vëllezërit Devolli për ZMOBILE, e tani me ndikimin e tyre nuk lejojnë që të hetohet kjo piramidë e krimit të dy dekadave të fundit".

Image

 

“Për mendimin tim ky veprim tani, ikja e Prokurorisë Speciale nga përgjegjësia për ta hetuar Kontratën me Z. Mobile dhe kontratat tjera,e dërgimi i rastin në Prokurorinë Themelore, e që tani përsëri rikthehet në Specialen është një krim i dyfishtë. Me këtë po del se edhe Prokuroria Speciale e Kosovës edhe ajo Themelore po i kontribuojnë vazhdimit të krimit dhe legjitimimit të kryetrimit të kësaj dekade që është rreziku i shkatërrimit dhe falimentimit të PTK-së”, tha Guraziu për “Kosova Sot Online”.

Analisti Guraziu thotë se "asnjë qytetar nuk do të dëshironte që të kemi institucione kaq të pa përgjegjshme, që i frikësohen mafies kriminale, por realiteti nuk mundë të ndryshohet dhe ato janë të tilla".

“Mund të jetë epitet i pa dëshirueshëm, ndoshta edhe pak i vrazhdët, por kjo lojë nuk mund të ketë emërues tjetër sepse nga mos veprimi, nga loja herë poshtë e herë lartë, nga Specialja në Themelore dhe nga Themelorja në Speciale, po del që Prokuroria si institucion i pa varur nuk po funksionon, por është bërë këmbë e krye filial apo zyre punë për realizimin e interesave të pushtetarëve të inkriminuar, të cilët e kanë dhënë bekimin politik që rrjetet e krimit të organizuar në PTK ta nënshkruajnë kontratën kriminale me vëllezërit Devolli për ZMOBILE . Vetëm kjo mundë të jetë arsyeja pse tani nuk lejohet të hetohet ajo kontratë që por shëtitet sa poshtë sa lartë, sa majtas sa djathtas e nuk zë vend askund për të shkuar rasti deri në fund dhe për të marr epilogun meritor”, theksoi analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”

Analisti Guraziu thotë se kryeprokurori i Prokurorisë Themelore është dashur të jetë shumë më i qartë dhe ta argumenton arsyen pse kjo kontratë nuk mundë të hetohet.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, po shihet se nuk ka pranuar që të merret me hetimin e aferës korruptive në PTK, e që ka lidhje me kontratën me Z-Mobile, por po të njëjtin rast e ka kthyer në Prokurorinë Speciale pa arsye të fortë bindëse që e jep kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka, duke thënë se nuk është për t’u hetuar nga Themelorja. Ai është dashur të tregon pse nuk janë kompetentë derisa rastin e kanë pranuar fillimisht nga një instancë më e lartë e cila do të duhej të kishte më shumë autoritet mbi Prokurorinë themelore. Është e pa pranueshme kjo lojë dhe e pa moralshme që të luhet lojë pingpongu e të lejohet të shkatërrohet një ndërmarrje serioze publike sikur që është PTK, sepse kështu si po veprohet me këtë rast topi po gjuhet në dy anët e kundërta dhe nuk po futet në gol”, tha Guraziu për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)