Dyshohet se është arratisur në Turqi, kush është koka e mafies shqiptare me pseudonimin “profesori”

  • 31 May 2019 - 12:18
Dyshohet se është arratisur në Turqi, kush është koka e mafies shqiptare me pseudonimin “profesori”

Aktiviteti kryesor i mafies shqiptare është bërë trafiku ndërkombëtar i drogës. Shqipëria është bërë një unazë e rëndësishme për kalimin e heroinës nga Turqia nëpërmjet Bullgarisë dhe Rumanisë, për të përfunduar në Evropën perëndimore. Në një shkrim të publikuar në një media italiane , thuhet se me kalimin e viteve, mafiet shqiptare kanë shtrirë rrjetin e tyre të drogës në të gjithë Italinë.

Lëndët narkotike vijnë në Itali me motoskaf nëpërmjet detit, por edhe me kamiona në portet e Barit dhe Brindisit, duke arritur deri në Italinë veriore. Organizatat mafioze përdorin si shpërndarës shqiptarë, por edhe italianë. Së fundmi ata e kanë shtrirë aktivitetin e tyre edhe në Molise. Pavarësisht sekuestrimeve dhe arrestimeve, mafiet shqiptare nuk e ndalin aktivitetin e tyre, për shkak të përfitimeve të shumta që vijnë nga droga.

Sipas raporteve të policisë, në tre mujorin e tretë të 2018-ës, në Itali ka hyrë rreth 4 milion euro drogë. Baza e parë për shkarkimin e drogës është Bari, ndërsa së fundmi po përdoret edhe Molise. Mafia shqiptare është ndarë në dy pjesë, njëra që kontrollon veriun e Italisë, që drejtohet nga Fatos Bakaj dhe pjesa tjetër që kontrollon Romën dhe Barin, e drejtuar nga krahu i djathtë i kreut të organizatës.

Gjithashtu organizata mafioze, ka ndërtuar edhe laboratore në Itali, të cilat shërbejnë për krijimin e drogërave sintetike. Pas shumë muaj hetimesh antimafia italiane ka arritur të çmontojë pothuajse të gjithë organizatën, që drejtohet nga një person me pseudonimin profesori, që dyshohet se ndodhet në Turqi. Në Molise dhe Abruzzo, mafiat shqiptare kanë konsoliduar shpërndarjen e drogës, kryesisht të kokainës.  Droga hyn në Itali nga brigjet pulizeze. Organizatat mafioze shqiptare tashmë janë perfeksionuar, duke bashkëpunuar me ato amerikano-latine dhe italiane.