Skandalet e Pacollit nuk kanë fund, dikur lavdëronte edhe Bernabiqin

  • 31 May 2019 - 12:37
Skandalet e Pacollit nuk kanë fund, dikur lavdëronte edhe Bernabiqin

Në shtator të vitit të kaluar, ministri i jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, u takua me kryeministren serbe në korridoret e OKB’së në Neë York, dhe u tha gazetarëve “Bërnabiq është një zonjë e respektuar”.

“Bërnabiq është një zonjë e respektuar” – me këto fjalë zv.kryeministri, Behgjet Pacolli e ka komplimentuar Pacolli kryeministren serbe para gazetarëve në korridoret e ndërtesës së OKB-së, në Neë York, në shtator të vitit të kaluar.

Këto lëvdata të Pacollit, për kryeministren serbe, erdhën pas një ‘shtrëngimi duarsh’ në mes tyre.

E gjithë ngjarja kishte nisur kur udhëheqësja serbe ishte duke folur para gazetarëve, kur Pacolli i është afruar për ta përshëndetur. Në ato momente Bërnabiq e ka pyetur Pacollin se ku ka marrë leje për të hyrë brenda ndërtesës së OKB’së, ku Kosova nuk është anëtare.

Pacolli është përgjigjur, duke i thënë: “E kam marrë nga ju”.

Bërnabiq më pas është shprehur me fjalët: ‘Po të pyetesha unë…’. Kësisoj, kryeministrja serbe ka lënë të kuptohet se nuk do t’i jepte leje atij.

Tash, Ana Bërnabiq, “zonja shumë e respektuar” e Pacollit, u tha shqiptarëve se vijnë nga mali.

Bërnabiq, në prani të ambasadorit të BE-së në Serbi, Sem Fabrizi, tha se shqiptarët janë “njerëz që vërtet kanë dalë prej malit”.

Për këto deklarata ajo ka marrë një ndëshkim nga institucionet e Kosovës. MPJ thekson se Bërnabiq nuk do të lejohet të hyjë kurrë në Kosovë.

“Ministria e Jashtme e Kosovës, e udhëhequr nga zëvendëskryeministri Pacolli, në pajtim me marrëveshjen e Brukselit, Kryeministres Serbe Ana Bërnabiq kurrë nuk do t’i lejoj të hyjë në Kosovë për shkak të deklaratave të saj raciste dhe ofenduese ndaj 2 milion qytetarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e MPJ.

Ndryshe, reagime të ashpra ka marrë Bërnabiq nga gjithë liderët e shtetit, për deklaratat fyese ndaj popullit të Kosovës.

(Kosova Sot Online)