Veseli kërkon që organet e gjyqësisë të reagojnë pas sulmit ndaj gruas rome

  • 31 May 2019 - 14:57
Veseli kërkon që organet e gjyqësisë të reagojnë pas sulmit ndaj gruas rome

 

Pas sulmit fizik të gruas rome në Ferizaj ka reaguar edhe i pari Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes llogarisë së tij në Facebok.

Veprimet e tilla Veseli i cilësoi si të papranueshme. Ai gjithashtu ceku linçimin publik dhe veprimin institucional të organeve të sigurisë

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Veselit:

Jam i shokuar me pamjet e sulmit ndaj një qytetare të lirë të këtij vendi. Veprime të tilla janë të papranueshme. Është i domosdoshëm veprimi i menjëhershëm dhe institucional i organeve të sigurisë në lidhje me rastin. Çdo shqetësim publik duhet të trajtohet në mënyrë institucionale. Linçimi publik nuk na nderon si shoqëri demokratike dhe nuk guxojmë dhe as që duhet të lejojmë që secili të marrë të drejtën e gjyqësisë në këtë vend.

(Kosova Sot Online)