Kaçanikasit i japin leksion Ferizajit, e presin romen e rrahur me kafe

  • 01 June 2019 - 20:39
Kaçanikasit i japin leksion Ferizajit, e presin romen e rrahur me kafe

Gruaja rome e cila u sulmua gjatë dy ditëve të kaluara, është pritur në një kafene të Kaçanikut, me kafe dhe nën shoqërinë e qytetarëve.

Gruaja u sulmua dy herë, e ndërsa pamjet e sulmit ndaj saj kishin nxitur reagim në tërë Kosovën. Shumë qytetarë shprehën solidaritetin e tyre përmes internetit, ndërsa siç shihet në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, disa qytetarë këtë solidarizim e kanë treguar me vepra.

Ata e kanë pritur gruan në një kafene dhe i kanë shërbyer kafe. Djaloshit 17 vjeçar, i cili e sulmoi gruan, i është caktuar një muaj paraburgim.

Sot, policia kishte njoftuar se gruaja në fjalë, është marrë në mbrojtje të shtetit të Kosovës.

Gjithashtu, policia kishte bërë thirrje që kjo grua të mos sulmohej, për shkak se nuk është person që paraqet ndonjë rrezik.

Image

E gjithë historia e saj filloi kur në disa llogari në rrjete sociale, u publikuan lajme të pavërteta, duke pretenduar se ajo i vjedh fëmijët e vegjël. Disa e cilësonin si një burrë i veshur si grua, e disa thonin se është një grua e rrezikshme.

(Kosova Sot Online)