E thotë Krasniqi: Ja kush janë ekzekutorët e vrasjeve politike dhe të gazetarit Ali Ukaj!

  • 02 June 2019 - 07:38
E thotë Krasniqi: Ja kush janë ekzekutorët e vrasjeve politike  dhe të gazetarit Ali Ukaj!

“Se politika ka gisht ne vrasjet e tyre kjo s'do koment, sepse të ndjerët kanë qenë politik. Nëse dëgjojmë Berishën, atëherë Thaçi është vrasësi i Ali Ukaj. Nëse dëgjojmë Thaçin, atëherë Berisha është vrasësi i Ali Ukajt. Në një vend demokratik ndodhë që ndonjë politikan bënë ndonjë deklarate lidhur me një çështje, atëherë thirret në Prokurori të japë dëshmi me argumente për akuzën e bërë”, tha analisti Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”

Akuzat e Ish kryeministri i Shqipërisë Salih Berisha, kundrejt Presidentit Hashim Thaçi, sipas të cilit janë më se 200 vrasje të anëtarëve të LDK-së të periudhës së pas luftës, që e mbajnë peng Hashim Thaçin, vazhdon të komentohet në mënyra të ndryshme nga analistët politik dhe njohësit e atyre zhvillimeve dramatike të krimeve të luftës e të pas luftës. Po ashtu Thaçi apostrofohet nga Berishën është për përzierje në vrasjen e gazetarit e Ali Ukajt. Emërues i përbashkët i të gjitha këtyre akuzave dhe mbrojtjes ndaj tyre, sipas analistëve politik, duhet të jetë veprimi i institucioneve të drejtësisë për t zbardhur të vërtetën, qoftë të drejtësisë kosovare por qoftë edhe drejtësisë në Shqipëri, ngase vrasjet politike ndodhën në të dy anët e kufirit ndër shqiptar.

Image
Faik Krasniqi

Analisti politik Faik Krasniqi, tha për “Kosova Sot Online” se në më shumë se dy dekada është duke u bërë luftë e madhe se kush qëndron mbrapa vrasjeve "enigmatike", që kanë ndodhur në të dyja anët e kufirit por e keqja është që asgjë nuk po del në dritë për tu zbardhur dhe gjykuar, por këto vrasje po përdorën nga aktorët politik për akuza dhe kundër akuza, vetëm për përfitime personale. "Kanë ndodhur me dhjetëra vrasje me motive politike, në Kosovën e pas luftës. Edhe shumë veprimtar të LDK-së. Deri më tani asnjë prej këtyre vrasjeve nuk është zbuluar. Kur nuk zbulohet e vërteta, gjithmonë do të kemi pro dhe kontra nga politikanët. Kryesisht për përfitime personale. Mundohen ta marrin flamurin para popullit”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Krasniqit, se politika ka gisht në këto vrasje, nuk ka asnjë dilemë por drejtësia është bllokuar nga politika edhe andej edhe këndej kufirit ndër shqiptar dhe nuk po lejon zbardhjen e vrasësve.

“Se politika ka gisht ne vrasjet e tyre kjo s'do koment, sepse të ndjerët kanë qenë politik. Nëse dëgjojmë Berishën, atëherë Thaçi është vrasësi i Ali Ukaj. Nëse dëgjojmë Thaçin, atëherë Berisha është vrasësi i Ali Ukajt. Në një vend demokratik ndodhë që ndonjë politikan bënë ndonjë deklarate lidhur me një çështje, atëherë thirret në Prokurori të japë dëshmi me argumente për akuzën e bërë. Atëherë nëse gënjen njëri apo tjetri, jep përgjegjësi për ato që ka thënë. Prandaj këtu mbetet pikëpyetje e madhe se cilit t'i besojmë atëherë”, tha Krasniqi për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)