Denoncon Aliu: Edhe çfarë dëshmish të tjera i duhen Prokurorisë Speciale për krimet e Devollëve në Telekom?!

  • 02 June 2019 - 07:45
Denoncon Aliu: Edhe çfarë dëshmish të tjera i duhen Prokurorisë Speciale për krimet e Devollëve në Telekom?!

Kur flitet kështu për njerëz me emër e mbiemër, që brenda PTK-s punuan për ta shkatërruar atë, kjo i ngjanë skenarit të “Kalit të Trojës” prandaj me të vërtetë duhet të pyetet Prokuroria Speciale se edhe çfarë dëshmi të tjera shtesë i duhen për të zhvilluar një hetim të suksesshëm, të bazuar në prova e fakte materiale dhe për t`i nxjerr para ligjit të gjithë të implikuarit në krimet e Devollëve në Telekomin e Kosovës”, theksoi Aliu për “Kosova Sot Online”

Lidhur me rrëfimin e Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të PTK-së Lamih Balaj, para Komisionit Hetimor lidhur me gjendjen në PTK dhe Vala, dhe dëshmitë që i dha këtij komisioni për abuzimet marramendëse me Kontratën që kishin me Z- mobile, ka reaguar edhe analisti, njohës edhe i fushës së ekonomisë Bislim Aliu, sipas të cilit ka mjaft argumente që flasin se Z- Mobile duhet të penalizohet për mos respektim të kontratës me PTK- Vala.

 

Image

 

“Është shqetësuese e dhëna e dëshmuar aty se si Z-Mobile e shkeli PTK-në dhe se janë mbi 200 milion euro dëme, që kjo kompani e telefonisë mobile i ka shkaktuar PTK-së nga veprimet e njëanshme në biznes dhe në kundërshtim me kontratën e nënshkruar. Ky është krim i llojit të vetë që duhet të penalizohet sepse për ta arritur këtë qëllim, aty u dëshmua se si vëllezërit Devolli i kanë blerë të gjithë shefat e PTK-së në 10 vitet e fundit”, theksoi Aliu për “Kosova Sot Online”.

Ndaj, sipas Bislim Aliut është e mjaftueshme e dhëna e besueshme për t`u marr si fakt nga prokuroria, kur e thotë kryesindikalisti se në kontratë thuhet që ka obligim Z-Mobile me u akordua me Telekomin e Kosovës në treg por vazhdimisht ka ndodhur e kundërta, sikur u përmendën pakot e Telekomit me 4 euro e 99 cent me ofertë 4 GB, 100 minuta dhe 300 sms, që me fitim minimal, e që si kundërveprim i përgjigjet konkurrenca e Z-Mobile që del me po këtë pako në treg me 3 euro e 99 cent me 8 GB, 300 minuta, 600 sms dhe del të thotë në fushatën reklamuese; "Unë të shkeli me rrotë".

“Kjo është shkelje ashiqare me të cilën duhet të merret Prokuroria. Po ashtu është e sigurt që për ë pasojë dhe vjedhjes edhe me SIM to SIM, PTK-s i janë vjedhur hiq më pak se 200 milion euro. Ndaj, krye sindikalisti me të drejtë akuzoi për aferën kriminale SIM to SIM, e cila sipas tij nuk ka mundur të bëhet pa pasur Z- Mobile dikë brenda Telekomit dhe ai e zbardhi këtë aferë duke dëshmuar se si njerëzit që kanë qenë kryesor në Telekom, para 1 viti ose para pesë gjashtë muajsh, kanë shkuar në Z-Mobile dhe janë zëvendës drejtor të Z-Mobile”, theksoi Bislim Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas analistit Aliu, "nuk do asnjë koment tjetër për ta vërtetuar përgatitjen e skenarit të shkatërrimit nga njerëz brenda PTK-së më shumë se informata sipas të cilës në Z-Mobile shkoi edhe Fatos Shema, njeriu kryesor e ka qenë këshilltar i ish krye shefit Shyqyri Haxha dhe në vazhdimësi, deri në kohën e krye shefit Agron Mustafa i cili ka pasur qasje dhe ishte pjesë e negocimit të Z-Mobile, por tash zyrtarisht në ekipin e Blerim Devollit, që përmbi 10 vite ka marrë pagë në Telekom dhe ka punuar për interesa të Devollëve".

“Kur flitet kështu për njerëz me emër e mbiemër, që brenda PTK-s punuan për ta shkatërruar atë, kjo i ngjanë skenarit të “Kalit të Trojës” prandaj me të vërtetë duhet të pyetet Prokuroria Speciale se çfarë dëshmi të tjera shtesë i duhen për të zhvilluar një hetim të suksesshëm, të bazuar në prova e fakte materiale dhe për t`i nxjerr para ligjit të gjithë të implikuarit në krimet e Devollëve në Telekomin e Kosovës”, tha Aliu për "Kosova Sot Online”.

 

(Kosova Sot Online)