Pas tërmeteve, përmbytjet – Elbasani nën ujë

  • 02 June 2019 - 08:59
Pas tërmeteve, përmbytjet – Elbasani nën ujë

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta shi, që dhjetëra banesa në lagjen “5 Maji” të Elbasanit të përmbyten.

Dëmet e shkaktuara në këtë zonë janë të mëdha. Uji ka kaluar 30 cm, ndërsa banorët e kësaj lagjeje bëjnë apel për ndihmë.

Janë rreth 10 banesa, në të cilat uji ka hyrë deri në brendësi, duke dëmtuar orenditë shtëpiake.

Ndërkohë janë ngritur grupet e punës për të larguar ujin, ndërsa Emergjencat Civile po merren me verifikimin e dëmeve për të bërë të mundur dëmshpërblimin e këtyre banorëve.

(Kosova Sot Online)