Metoda e veçantë për të shpërndarë kokainën nuk e shpëton të riun shqiptar nga prangat e policisë

  • 02 June 2019 - 10:41
Metoda e veçantë për të shpërndarë kokainën nuk e shpëton të riun shqiptar nga prangat e policisë

Një i arrestuar dhe dy raportuan për ndjekje penale. Ky është bilanci i operacionit të kryer nga Komisariati i Crema kundër një tregtari të ri droge.

Në pranga përfundoi një 25 vjeçar shqiptar, ndërsa u raportua vëllai i tij dhe partnerja.

Pas disa raportimeve në zonë, policia nisi vëzhgimet deri mbrëmjen e së enjtes kur erdhi pika e kthesës që çoi në identifikimin e tyre dhe arrestimin e 25 vjeçarit. Banesa e tyre u kontrollua duke gjetur 24 gram kokainë, një peshore elektronike dhe 2000 euro.

Shqiptari kishte “zbuluar” një metodë të veçantë për të mos rënë në sy. Në një nga takimet me klientin e radhës, ky i fundit linte hapur makinën dhe brenda saj shumën e parave për dozën e kokainës. Shqiptari hynte, linte drogën dhe merrte paratë dhe largohej.

Në këtë mënyrë shmangej kontakti i drejtpërdrejt, duke larguar kështu edhe dyshimet. I riu ka përfunduar në burgun e Cremos në pritje të masës së gjykatës.

(Kosova Sot Online)