Ja kush e thotë se sistemin e drejtësisë e drejtojnë ish-komunistët!

  • 02 June 2019 - 11:30
Ja kush e thotë se sistemin e drejtësisë e drejtojnë ish-komunistët!

“Nga e kaluara sistemi i drejtësisë, si në Shqipëri dhe në Kosovë, ato janë tashmë vegla të krimit dhe të korrupsionit politik , dhe po këta lloj gjyqtarësh të korruptuar dhe të kapur politikisht do t'i shërbejnë hajnisë dhe korrupsionit politik”, tha analisti Kapiti për “Kosova sot Online”

Njohësit e fushës së të drejtës janë shqetësuar me lajmin për angazhimin e ish-kryeprokurorit të Speciales, Reshat Millakut, në pozitën e avokatit mbrojtës për njërin nga të dyshuarit të aferës së fundit të fajdeve, për derisa hetimet për këtë çështje kishin qenë në proces derisa vetë Millaku ishte në krye të Prokurorisë Speciale dhe tani paraqet një Konflikt interesi në ushtrim të detyrës.

Image

 

Njohësi i kësaj fushe, eksperti Skënder Kapiti ka thënë për “Kosova Sot Online” se kjo sjellje e Millakut është tipike shqiptare, dhe nuk duhet të habitemi për rastin në fjalë ku ish kryeprokurori del avokat dhe mbron çështje të cilat ai nuk i ka kaluar në procedurë hetimore kur ka qenë kryeprokuror, sepse edhe në Shqipëri ka pasur një mal abuzimesh të tilla prandaj gjërat kanë imponuar që të pastrohet i tërë sistemi përmes ligjit të Veting-ut.

“Sot në Shqipëri edhe ata të cilët kanë qenë krye gjyqtar dhe krye prokurore të Republikës gjatë edhe tranzicionit pas komunist , ata kanë kaluar në avokat mbrojtës , dhe mbrojnë po ata të akuzuar që në kohën e tyre ata nuk procedoheshin prej tyre. Edhe Kosova ka ndjekur po këtë praktikë dhe metodikë si ajo në Shqipëri. Edhe në Kosovë sistemin e dritësisë e drejtojnë po ishët e kohës së komunizmit dhe ata të para viteve 1999, janë po ajo plejadë gjyqtarësh e prokurorësh , juristësh e avokatësh , janë shumica prej po atyre, dhe prandaj gjendja e drejtësisë është në këto nivele papërgjegjshmërie, krimi e korrupsioni”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Kjo gjendje e drejtësisë, si në Shqipëri dhe në Kosovë, sipas Kapitit, ka ardhur dhe ka për autore politikën , sepse ajo si e korruptuar dhe hajdute përdor dhe manipulon edhe me të kaluarën dhe me dosjet e gjyqtarëve e prokuroreve duke i detyruar ata që edhe të qëndrojnë në drejtësi dhe që t'i shërbejnë politikës, sepse ata janë shërbëtorët më profesionistë' për matrapazllëqet, dhe për spekulimet e manipulimet me ligjit. Kjo është arsye pse politika dhe drejtësia e kapur së bashku i rezistojnë Vettingut.

“Prandaj dhe nuk është e rastësishme që politika e pushteti , dhe drejtësia në Kosovë nuk e duan reformën në drejtësi, nuk e duan VETTING-un , pasi VETTING-u do ta pastronte drejtësinë, tërë sistemin, pra edhe avokatinë prej krimit e korrupsionit dhe prej bartësve të tyre. VETTING-u është sot jetik për Kosovën , për shtetin dhe për shoqërinë kosovare. Aq i rëndësishëm është VETTING-u edhe për Kosovën , sa që po ta shikojmë Shqipërinë, vetëm prej VETTING-ut në Drejtësi , kjo si arritje atje, mundë edhe t'i hapen Shqipërisë negociatat për në BE”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)